Mbyllet ndeshja pa fitues: Kosovë 0-0 Izrael
14 nëntor 2026
| 17:33
Skuadra dardane ka arritur një barazim pa gola ndaj Izraelit në ndeshjen e luajtur në shtëpi, në “Fadil Vokrri”.
Deri në minutën e 67-të, Kosova pati iniciativën pothuajse në tërësi, duke krijuar një sërë rastesh shënimi, mirëpo nga ky moment, Veldin Hoxha u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.
Izraeli mori iniciativën, por nuk arriti të gjente golin.
Deri në fund, të dyja ekipet krijuan raste shënimi, por rezultati mbeti ai i fillimit të ndeshjes.
Kështu, Kosova mban vendin e dytë me 6 pikë nga 5 ndeshje, kurse Izraeli mbetet i fundit me 3 pikë.
Në ndeshjen e fundit Kosova takohet me Irlandën në udhëtim, kurse Izraeli e pret Austrinë.



