Dështon transferimi i Bekajt në Gjermani

05 shtator 2019 | 13:15

Portieri i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Visar Bekaj nuk do të transferohet në skuadrën gjermane, Hoffenheim. Afati kalimtar i transferimeve në Gjermani ka përfunduar, ndërkohë që ka munguar kërkesa e klubit gjerman në sistemin TMS në drejtim të FC Prishtinës, raporton “Gazeta Sheshi”.

Lojtari ka kontratë ende me Prishtinën dhe ai nuk mund të transferohet më në asnjë skuadër si futbollist profesionist. Prandaj e ardhmja e Bekajt pritet të jetë sërish në Prishtinë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jo Johnson, vëllai i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris…