Dështon tryeza e liderëve shqiptarë, Ahmeti: Me kanun, në konak hyhet nga porta, e jo nga dritarja

13 gusht 2020 | 13:48

Ka dështuar tryeza e përbashkët e liderëve shqiptarë, e cila ishte ftuar nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Ai kishte ftuar në një takim të gjithë kryetarët e partive politike të shqiptarëve në Maqedoninë Veriut, duke përfshirë Zijadin Selën, Afri m Gashin, Menduh Thaçin e Bilall Kasami, por asnjëri nga ata nuk i është  përgjigjes së Ahmetit.

Pas dështimit të kësaj tryeze, ka reaguar Ahmeti, i cili ka thënë se me kanun, në konak hyhet nga porta, e jo nga dritarja.

“E ne, si fitues dhe prijës të këtij procesi, nuk i ftuam sot të na mbështesin, por u thamë ejani me ne të ecim bashkë, ejani me ne të ndajmë përgjegjësitë, ejani me ne të nderojmë shqiptarët dhe të gjithë të tjerët”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka nominuar kryetarin…