Detaje nga atentati me 4 të plagosur në Tiranë: Atentatorët ngatërrojnë objektivin, qëlluan “G-Class”-in e gabuar

18 prill 2025 | 10:48

Vendi është tronditur mbrëmjen e djeshme nga dy atentate mafioze.

Në Lezhë, autorë të maskuar ekzekutuan me armë zjarri Gjovalin Prendin, 65-vjeç, babai i Sidorel Prendit të njohur më shumë si, Roan Brahimi.

Rreth një orë më vonë, në kryeqytet në zonën e Lundrës, katër të rinj dhe shoferi i tyre, u plagosën pasi persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash automjetin e tyre tip “G-Class”.

Dyshohet se pikërisht lloji i makinës së të rinjve i lidh dy atentatet mafioze me njëri-tjetrin.

Autorët e plagosjes në Tiranë ka dyshime se kanë ngatërruar makinën e tre të plagosurve në Lundër me automjetin e gruas së Roan Brahimit.

Edhe ajo lëvizte me makinë tip “G-Class”.

Burime për VoxNews thanë se makina që ishte e bashkëshortes se pronarit të “Pelikani Security”, ndryshon vetem në një gërmë te targa e perdorur nga gruaja e Roan Brahimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
REL - Albin Kurti dhe kabineti qeveritar po pretendojnë se…