Detaje për plagosjen në Gjilan

25 dhjetor 2023 | 10:45

Një plagosje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Gadish të Gjilanit.

Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë persona, njëri nga ta i mitur.

Ata dyshohet se fillimisht kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (roje pylli) e më pas njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të viktimës.

Si pasojë viktima është plagosur në këmbë.

Në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie, shkruan raporti 24 orësh transmeton Klankosova.tv

Viktima është dërguar në tretman mjekësorë dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk kanë fund telashet për Samuel Eto’o. Prokuroria e Milanos…