Detyroi lojtarët myslimanë të ndërpresin agjërimin, Galtier mund të dënohet me burg

05 dhjetor 2023 | 16:06

Christophe Galtier duhet të paraqitet në një seancë dëgjimore pas dhjetë ditësh, pasi autoritetet franceze e akuzuan atë për ngacmim moral dhe diskriminim etnik, racor apo fetar, për të cilin ai mund të marrë një dënim prej tre vite burg dhe 45 mijë euro gjobë.

Galtier e gjeti veten në qendër të hetimit për aferën e diskriminimit racor gjatë kohës kur ishte në stolin e Nices. Çështja ishte një email në të cilin Galtier akuzohej nga ish-drejtori sportiv i Nice, Julien Fournier, se kërkonte që asnjë futbollist me ngjyrë apo mysliman të mos luante për Nice.

Megjithatë, “L’Equipe” ka mësuar se gjatë marrjes në pyetje nga policia, mbrojtësi i Nice, Jean-Clair Todibo ka konfirmuar disa nga ato akuza dhe ka thënë se Galtier i ka kërkuar që të prishë agjërimin gjatë muajit të Ramazanit.

Todibo shtoi se ai mësoi nga njerëz të tjerë se Galtier e quajti atë “terrorist” dhe “llum”. Hicham Boudaoui, Teddy Boulhendi dhe Pablo Rosario gjithashtu konfirmuan se ai kërkoi të prishte agjërimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gani Gërmia dhe Ylli Dervishi kanë bërë një debat me…