Devoe Joseph nënshkruan me Sigal Prishtinën

06 qershor 2023 | 14:01

KB Sigal Prishtina është përforcuar me basketbollistin Devoe Joseph, i cili ka një përvojë të madhe në Evropë.

“Brendi më i madh sportiv shqiptar ju njofton se është finalizuar transferimi i shuterit kanadez, me përvojë të madhe në Evropë, e së fundmi edhe në Kosovë, Devoe Joseph”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

33-vjeçar ka luajtur në skuadra elitare të shteteve si Turqi, Poloni, Ukrainë, Spanjë, Francë, Mal i Zi, Greqi, Rumani dhe Finlandë. Ai poashtu ka luajtur në ABA Ligë dhe EuroCup me Buduçnostin.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla,…