‘Devollët’ dhe ‘Elkos’-i u dalin në ndihmë 600 familjeve nga Gjilani

26 mars 2020 | 12:56

Komuna e Gjilanit sot në mëngjes ka pranuar një donacion nga “Devolli Corporation”, “Devolli Group” dhe “Elkos Group” të cilët iu kanë bashkangjitur bizneseve të këtij qyteti për t’i ndihmuar qytetarët e kësaj komune.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se këto kompani, kanë ofruar sasi të madhe të pakove ushqimore, për rastet sociale dhe ato në nevojë.

“Duke i falënderuar në emër të institucioneve komunale dhe kryetarit Haziri, i garantojmë se me këtë humanizëm të madh që po tregojnë bizneset që veprojnë në Komunën e Gjilanit dhe përkushtimi i tyre, po jepet shpresë dhe dritë për qytetarët tanë, në momentet më të vështira të tyre. Gjithashtu, jemi në kontakte të vazhdueshme me të gjithë operatorët ekonomik, ku na është garantuar furnizim i mjaftueshëm i produkteve të shportës së konsumatorit dhe nuk ka nevojë për shqetësime sa i përket furnizimit”, ka thënë Ismajli.

“I kemi përgatitur listat dhe nevojat e komuniteteve tjera, të cilët janë qytetarë të komunës tonë, ku së shpejti do të vazhdojmë t’i bëjmë shpërndarjen e pakove dhe do t’u dalim në ndihmë. Sot kemi pranuar donacion në ushqime në një për 400 familje nga ‘Elkos Group’ dhe për 200 familje nga ‘Devolli Corporation’, këto dy kompani po i japin mbështetje gjithsejtë 600 familjeve të të gjitha komuniteteve sipas listës që e ka përgatitur komisioni komunal për raste sociale, duke bashkëpunuar ngushtë me kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve”, ka thënë ai.

Tri kompanitë më të mëdha afariste nga Peja, “Devolli Corporation”, “Devolli Group” dhe “Elkos Group” nga 23 marsi kanë nisur aksion me moton “Afaristët pejanë për Kosovën”,, duke dhuruar artikuj ushqimorë dhe produkte të tjera si ndihmë për qytetarët në kohën kur Kosova po përballet me pandeminë e virusit Covid-19.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Arianit Koci,  ka thënë se Albin Kurti e ka…