Dhëndri hakmerret ndaj nuses ditën e dasmës, publikon videon ku e tradhton me kunatin e saj

10 gusht 2022 | 13:27

Një dhëndër ka “turpëruar” nusen në ditën e tyre të dasmës.

Ai publikoi një video ku dukej nusja duke e tradhtuar me kunatin.

Videoja e realizuar në vitin 2019 u rishfaq së fundmi në Tik Tok dhe ka shkaktuar bujë të madhe në internet.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë.

Pasi dhëndri ekspozon videon para të ftuarve dëgjohet duke thënë: A ke menduar se nuk e dija këtë?

Më pas, shihet nusja duke i hedhur buqetën me lule. Por mënyra se si është hakmarrë dhëndri ka shkaktuar reagime në rrjet. Shumë përdorues ishin në anën e dhëndrit duke thënë se nusja mori atë që meritonte ndërsa të tjerë theksonin se ai thjesht dukej të kishte anuluar martesën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kudër të vizitës zyrtare në Ankara, kryeministri i Shqipërisë,…