Dhëndri i Trumpit planifikon investime në Shqipëri, Rama: Sazani, një projekt ambicioz në turizëm

17 mars 2024 | 13:38

Shqipëria po tërheq çdo ditë e më shumë investorë të mëdhenj botërorë. Së fundi interest për të investuar në sektorin e turizmit në vendin tonë ka shprehur dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Në një intervistë për “Bloomberg”, biznesmeni Xhared Kushner, ka deklaruar se projektet e tij përfshijnë ndërtimin e resorteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec të Vlorës.

Kjo është komentuar nga kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi ketë si projekt ambicioz.

“Këto ditë, Kushner, një sipërmarrës, amerikan dhe dhëndri i ish-presidenti Trump shpalli publikisht ambientin për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri. Po ata, që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si shembuj të paarritshëm për investime në turizëm dhe për investime të huaja direkte, sot flasim për rrezikun që i kanosët Sazanit nga kthimin në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë, rrezikun e një shkatërrimi të një parku kombëtar imagjinar, të një zonë të mbrojtur, që veç e mbrojtur s’ka qenë kurrë përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës , që prisnin në dylbi zbarkimin e flotës 7 amerikane në Shqipëri”, ka thënë ai./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Në Ohër të 13 Gushtit 2001, të luftës…