OHRI I BASHKON BOLDUZHERËT E DIPLOMACISË AMERIKANE PARDEW DHE ESCOBAR

17 mars 2024 | 13:37

Ismet Sylejmani

Në Ohër të 13 Gushtit 2001, të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut, vulën e tij të pashlyeshme historike e ka vënë diplomati i shquar Amerikan, i deleguari special i SHBA-së Ambasadori James W. Pardew!

Në Ohër më 18 Mars 2023 pasardhësi i Ambasadorit Pardew, diplomati i shquar Amerikan, i deleguari special i SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadori Gabriel Escobar, do të vulosë historinë me vulën e Tij!

Ambasadori Amerikan Gabriel Escobar, do të luaj rolin historik, dhe ashtu si edhe pararendësi i Tij, James W. Pardew, edhe Ky, do të vulosë pashlyeshëm rolin e Tij të madh dhe të shtetit që përfaqëson, në dobi të përfundimit të Marrveshjes Historike në mes të Kosovës dhe Serbisë!

Ohri jo vetëm që i bashkon bolduzherët e diplomacisë Amerikane, por edhe do t’i vendosë në pidestale të historisë së tij, sepse Ata me rrolin e tyre vendimtar, do të mbeten përgjithmonë figura të mëdha e të admiruara për popullin, Atdheun dhe Kombin shqiptar!

Në Ohër ashtu sikur më 13 Gusht 2001 kur u arrit Marrveshja Kornizë, edhe më 18 Mars 2023, do të arrihet marrveshja Kosovë – Serbi!

Ohri 1 do të pasohet nga Ohri 2!

Prishtinë, 17 Mars 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqtari francez, Nicolas Guillou, është gjyqtar i procedurës paraprake në…