Dhimbja e shpinës mund të jetë një simptomë e Covid-19

11 prill 2021 | 23:44

Koronavirusi SARS-CoV-2 është një patogjen i frymëmarrjes, por infeksioni që shkakton mund të prekë praktikisht çdo organ dhe ind në trupin tonë. Midis shumë simptomave të vëzhguara nga mjekët ekziston edhe dhimbja e shpinës, e cila mund të jetë e vetmja e pranishme dhe gjithashtu aq e fortë sa të kërkojë shtrimin në spital.

Dhimbja e muskujve mund të jetë shumë e fortë dhe të shfaqet “veçanërisht tek gratë, madje edhe tek ato të reja”. Specialisti shton se ato manifestohen “veçanërisht në fazën e gripit të sëmundjes”, dhe për këtë arsye në atë fillestare.

Në disa raste, dhimbja e shpinës mund të jetë ndër simptomat më të dhimbshme dhe dobësuese të infeksionit, dhe madje të mos shoqërohet nga manifestime të tjera tipike të një sëmundjeje të frymëmarrjes, të tilla si ethe  dhe kollë.

Mbi të gjitha, është treguar se sëmundja mund të prekë direkt ose indirekt praktikisht çdo organ dhe ind të trupit tonë, për shembull përmes mpiksjes së gjakut ose një procesi të gjerë inflamator.

Sipas dokumentit “Raporti i Misionit të Përbashkët të OBSH-Kinë mbi Sëmundjen e Koronavirusit 2019 (COVID-19)” botuar vitin e kaluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, 15 përqind e më shumë se 50,000 pacientëve të përfshirë në analizë përjetuan dhimbje të muskujve dhe shpesh ishte dhimbje shpine me intensitet të ndryshëm.

Siç specifikohet nga Profesor Marcus Duda, kirurg ortoped, koronavirusi si dhe patogjenë të tjerë mund të shkaktojnë simptoma sistemike me dhimbje te gjeneralizuara në të gjithë trupin.

Dhimbja në nyje, shpinë dhe këmbë është për shkak të përgjigjes inflamatore të trupit ndaj virusit. Këto infeksione virale mund të shkaktojnë të dridhura, dhimbje muskulore dhe e bëjnë të vështirë lëvizjen”, shtoi shkencëtari.

“Ato janë rezultat i çlirimit të interleukinave nga qelizat e sistemit imunitar, të cilat janë proteina që ndihmojnë në luftën kundër patogjenëve pushtues“, tha Profesor Richard Watkins, një ekspert në sëmundjet infektive dhe profesor i mjekësisë së brendshme në Ohio Universiteti i Mjekësisë.

Dhimbja e shpinës e shkaktuar nga koronavirusi SARS-CoV-2 mund të jetë aq e fortë sa që kërkon edhe shtrimin në spital.

Sigurisht, dhimbja e shpinës mund të ketë origjinë të shumëfishtë – nga qëndrimi i dobët te osteoporoza, dhe për këtë arsye të përjetosh atë nuk do të thotë automatikisht të jesh i infektuar me koronavirusin SARS-CoV-2.

Megjithatë, në dritën e asaj që është theksuar, kjo mundësi nuk mund të përjashtohet 100%, prandaj është e nevojshme të konsultoheni me mjekun tuaj i cili sigurisht do të jetë në gjendje të tregojë rrugën më të mirë për të ndjekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historitë e bukura të dashurisë janë shumë frymëzuese për të…