Panik në plazh, aeroplani bën ulje emergjente dhe përmbyset në rërë

03 maj 2024 | 20:22

Një aeroplan i vogël me një motor ka bërë një ulje anormale emergjente në një plazh të Long Island, SHBA, duke u kthyer më pas përmbys në rërë.

Pamjet janë regjistruar nga një kalimtar rasti e më pas kanë bërë xhiron e rrjetit.

Avioni Cessna 152 u detyrua të ulej në Cedar Beach rreth orës 19:30 të së mërkurës, 1 maj, pasi piloti raportoi se kishte probleme motori.

Në pamjet video, avioni mund të shihet duke u ulur në rërë, përpara se të rrokullisej.

Sipas raporteve lokale, piloti 60-vjeçar dhe pasagjeri i tij 59-vjeçar shpëtuan për mrekulli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është zyrtare. UEFA ka bërë me dije vendimin që i…