Dhjetë punonjës të spitalit të Vushtrrisë në vetizolim

05 prill 2020 | 21:04

Siq merret vesh pasi pacientja nga Smrekonica u konfirmua pozitive me COVID-19, dhjetë punonjës të spitalit të Vushtrrisë vetizolohen përshkak të kontaktit të drejtpërdrejt.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar edhe 5 raste të reja me koronavirus në Kosovë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 145 persona.

Njëri nga personat që dolën pozitiv në testimet e somte është nga fshati Smrekonicë i komunës së Vushtrrisë si rast i dytë pasi që rasti i parë ishte konfirmuar ditën e djeshme.

Gazeta Online Veriu.info mëson se pas konfirmimit të rastit të djeshëm me koronavirus në Smrekonicë 6 infermierë të spitalit të Vushtrrisë, 2 mjekë të emergjencës dhe dy shoferë të spitalit janë në vetëizolim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën është raportuar se sulmuesi Mauro Icardi është synim…