Dhjetë raste të reja me Covid

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 281 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar edhe pesë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.240. Në total numri i rasteve aktive me Covid është 46.