Dhjetë të vdekur dhe 137 raste të reja me Covid në Kosovë

22 dhjetor 2020 | 15:10

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe laboratorët privatë, janë testuar gjithsej 841 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 raste pozitive me Covid-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes si pasojë e këtij virusi, raporton “Epoka e re”.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren tri raste (81, 65, 54 vjeç), Prishtinë dy raste (67, 63 vjeç), Drenas një rast (68 vjeç), Gjilan një rast (71 vjeç), Obiliq një rast (75 vjeç), Skenderaj një rast (49 vjeç), Suharekë një rast (69 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 49 306 raste nga 173 986 persona të dyshimtë me ketë virus dhe 1 272 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 382 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37 155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10 879.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 59 raste, Gjakovë 19 raste, Gjilan 7 raste, Suharekë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Pejë 5 raste, Prizren 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Drenas, Ferizaj, Kamenicë, Lipjan, Mitrovicë, Podujevë dhe Rahovec.

“IKShPK-ja edhe një herë apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë”, është thënë në njoftimin e këtij instituti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se e respekton…