Dhjetë të vdekur në dy shpërthime në Siri

18 shkurt 2019 | 17:11

Të paktën 10 persona janë vrarë të hënën në dy shpërthime që ndodhën në Idlib në pjesën veri-perëndimore të Sirisë.

Kështu kanë bërë me dije aktivistët dhe infermierët e opozitës siriane.

Edhe Qendra e Medias Edlib ka bërë me dije se si pasojë e bombardimeve janë vrarë 10 dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Qyteti i Idlibit kontrollohet nga Hayat Tahrir al-Sham i lidhur me Al- Qaidan, i cili ka ndikim të madh në Sirinë veriore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka arritur sukses të…