Lajm i mirë për hendbollin, “IHF Trophy Intercontinental” organizohet në Kosovë

18 shkurt 2019 | 17:04

Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) ka arritur sukses të jashtëzakonshëm duke marrë të drejtën e organizimit të garës prestigjioze “IHF Trophy Intercontinental”.

Ky vendim ka ardhur pas një takimi që drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) e patën të hënën me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), Hassan Moustafa. Në Prishtinë nga data 9 deri më 15 prill do të mbahet faza interkontinentale e IHF Trophy për hendbollistët deri 19-vjet dhe për ata deri në 21-vjet.

“Ky sukses shumë i madh vjen pas organizimit të shkëlqyeshëm të IHF Trophy për Evropë (U-18, U-20) që u mbajt në Prishtinë muaj më parë. Të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse, por edhe zyrtarët e IHF-së e vlerësuan organizimin si shumë të mirë. Edhe vetë presidenti Moustafa ka lavdëruar FHK-në për atë organizim. Dhe kështu Kosovës i është besuar edhe organizimi i garës ‘IHF Trophy’ në nivel Interkontinental”, thuhet në njoftimin e FHK-së. Tash Kosovës U21 i hapen rrugët për të marr pjesë në botërorin U21 për hendbollistë që mbahet nga data 14-29 korrik 2019 në Spanjë. Fituesi i “IHF Trophy Intercontinental” në grupmoshën U21 kualifikohet për në Botëror.

Federata e Hendbollit të Kosovës mori përkrahje nga IHF-ja për shkollim të trajnerëve e gjyqtarëve, ndërsa përkrahja nuk do të mungojë as në pajisje të ndryshme të hendbollit. IHF-ja do të përkrah FHK-në edhe për përmirësim të infrastrukturës dhe në aspekte tjera me rëndësi.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, ka thënë se vendi i…