Dhjetëra mijëra shtëpi në Francë mbesin pa energji elektrike gjatë valës rekord të të nxehtit

24 qershor 2026 | 16:54

Dhjetëra mijëra shtëpi në perëndim të Francës kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë kulmin të mërkurën gjatë një vale rekord të të nxehtit.

Rreth 68 mijë shtëpi në Bretanjë janë prekur nga ndërprerjet e energjisë, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se furnizimi i plotë me energji pritet të rikthehet deri të mërkurën në mbrëmje.

Më shumë se gjysma e territorit të Francës vazhdon të jetë nën alarm të kuq për temperatura të larta. Sipas parashikimeve të Meteo France, në jugperëndim të vendit temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë celsius.

Kjo valë e të nxehtit vjen pasi Franca regjistroi të martën ditën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve, me një temperaturë mesatare kombëtare prej 29.8 gradë celsius.

Në Pissos të rajonit Landes, në jugperëndim të Francës, temperatura arriti në 44.3 gradë celsius.

Sipas Meteo France, vendi ka regjistruar gjithashtu natën më të nxehtë ndonjëherë, nga e hëna në mbrëmje deri të martën, me temperaturë mesatare prej 29.9 gradë celsius në të gjithë territorin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid po monitoron me kujdes situatën e Vinícius Júnior,…