Dhjetëra të vdekur nga rrëzimi i një avioni

12 mars 2018 | 15:25

Një avion pasagjerësh, që kishte 70 persona në bord, është rrëzuar teksa po ateronte në aeroportin e kryeqytetit të Nepalit, Katmandu, duke lënë të vdekur të paktën 27 persona.

Avioni, që po udhëtonte nga kryeqyteti i Bangladeshit, Daka, është përfshirë nga flakët, pasi doli nga pista.Sipas raportimeve, të paktën 17 persona të tjerë janë plagosur.

“Shanset për të shpëtuar persona të tjerë, janë të pakta, pasi avioni është djegur keq”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë, Gokul Bhandaree.

Sipas raportimeve, 71 persona kanë qenë në bord, përfshirë 67 pasagjerë dhe katër pjesëtarë të ekuipazhit. Aeroporti në Katmandu është mbyllur pas aksidentit.

Shkaku i rrëzimit të avionit ende nuk është bërë i ditur./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka…