Dhjetëra të vrarë në një sulm pranë xhamisë në Jemen

20 janar 2020 | 11:48

Mbi 100 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në një sulm me raketa dhe dronë kundër ushtarëve në provincën Mareb të Jemenit, kanë thënë zyrtarët.

Ministri i Jashtëm i Jemenit, Mohammed al-Hadrami, ka deklaruar se sulmi, i cili ka ndodhur të dielën pranë një xhamie, përpara lutjeve të mbrëmjes, është një “akt frikacak terrorist, që shkel të gjitha zakonet dhe vlerat fetare dhe njerëzore”.

Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit, Abdu Abdullah Majali, ka njoftuar për së paku 76 njerëz të vrarë.

Rebelët Huthi, të cilët mbështeten nga Irani janë fajësuar për sulmin, edhe pse asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për të.

Qeveria e Jemenit, e cila njihet ndërkombëtarisht dhe mbështetet nga një koalicion ushtarak që udhëheq Arabia Saudite, është në luftë me rebelët Huthi qysh në vitin 2014.

Rebelët kanë kapur pjesën më të madhe të pjesës veriperëndimore të Jemenit dhe kryeqytetin e tij, Sana.

Mbi 10 000 njerëz janë vrarë deri më tash.

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Jemenin, Martin Griffiths, e padënuar sulmin pranë xhamisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ekonomitë seksiste” po përkeqësojnë pabarazinë globale të të ardhurave, derisa…