Dhjetëra vetura përfshihen nga zjarri në magjistralen Gjakovë-Prizren

02 gusht 2021 | 14:39

Dhjetëra vetura të parkuara në një pikë grumbullimi për pjesë janë përfshirë nga zjarri në magjistralen Gjakovë-Xërxë-Prizren.

Lexues të Telegrafit kanë dërguar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku kanë treguar se si rezultat i kësaj është bllokuar edhe rruga shkaku i kolonës së madhe. Është thënë gjithashtu se qytetarët kanë lajmëruar ekipin e zjarrfikësve, ndërkaq këta të fundit nuk kanë arritur ende në vendin e ngjarjes. Telegrafi ka kontaktuar me policinë të cilët thanë se janë në pritje të informatave nga terreni.

Videon mund ta shikoni në këtë link: https://telegrafi.com/dhjetera-vetura-perfshihen-nga-zjarri-ne-magjistralen-gjakove-prizren/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse në moshën 49-vjeçare, Sofia Vergara mbetet në formën…