Dhoma e Tregtisë përshëndetë vendimin e dy qeverive, kërkohet të jetë me dy linja

09 gusht 2022 | 13:06

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka përshëndetur vendimin e marrë në takimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, përmes së cilit janë koordinuar për ndërtimin e projektit tregtar në Porto-Romano, integrimi me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë konsideron se ky vendim do të ndikojë pozitivisht në rritje të stabilitetit, sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik në vend duke rritur shpejtësinë e qarkullimit dhe ulë kostot e transportit dhe lëvizjes së qytetarëve.

Me fillimin e punës së Hekurudhës, Kosova do të behët qendër e qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve në Ballkan.

“Megjithatë, konsiderojmë që hekurudha duhet të jetë me dy linja, që njëkohësisht mund të kemi edhe vajtje edhe ardhje, sepse duke qenë dydrejtimëshe ofron shumë më shumë mundësi. Dhoma e Tregtisë konsideron se ndërtimi i hekurudhës me një linjë as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat e bizneseve e të qytetarëve për të rritur shpejtësinë e dërgimit të mallrave dhe qarkullimit të qytetarëve. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përkrahë iniciativat të cilat rrisin bashkëpunimin kombëtarë, si dhe ndikojnë pozitivisht në ekonominë e dy shteteve”, është bërë me dije në njoftimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores së “Big Brother VIP”, balerini i njohur, Ilir…