DHTIK-ja dhe Ambasada e Kosovës në Vjenë koordinohen për bashkëpunim në fushën e ekonomisë

27 shkurt 2023 | 12:14

Rritja e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) dhe Ambasadës së Kosovës në Vjenë ishte temë kryesore e takimit në mes të kryetarit të DHTIK-së, Skënder Krasniqi dhe ambasadorit Lulzim Pllana.

Me këtë rast Pllana e njoftoi Krasniqin me punën e Ambasadës së Kosovës dhe kontributin që është duke e dhënë në lidhjen e bizneseve që janë të interesuara të investojnë në Kosovë, por edhe ata që janë të interesuar të eksportojnë produkte në Austri.

Po ashtu u diskutua edhe shqyrtimi i mundësive për organizimin e shumë aktiviteteve të përbashkëta në mes të DHTIK-së dhe Ambasadës së Kosovës në Austri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se është nisur…