Dhuna në ndeshjen Vushtrria-Trepça, tre hendbollistë përjashtohen përjetë

25 prill 2023 | 11:23

Halim Miftari, Asllan Gërguri e Haki Vllahija më nuk do të mund të luajnë ndeshje zyrtare të hendbollit. Të tre hendbollistët e Vushtrrisë janë përjashtuar përjetë nga hendbolli pas dhunës që ndodhi së fundmi në ndeshjen ndaj Trepçës.

Një përleshje e madhe fizike mes lojtarëve ndodhi të shtunën në ndeshjen e Superligës A të hendbollit, mes Vushtrrisë dhe Trepçës. Tek shifrat 17:21, kur po zhvillohej minuta e 35-të situata eskaloi duke kaluar në dhunë. Pas këtij rasti, Komesari i Garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës mori vendimet, ku më së rëndi e pësuan Miftari, Gërguri e Vllahija.

KH Vushtrrisë i është marrë një pikë, ndërsa është dënuar edhe me minus dy pikë, teksa ndeshjen ndaj Trepçës e ka humbur me rezultat zyrtar 10:0. Vushtrria gjithashtu u dënua me gjobë prej 800 eurosh, si dhe me pesë ndeshje pa praninë e publikut.

Hendbollisti tjetër vushtrrias, Fitim Klinaku, është dënuar me 2 vite ndalesë të marrjes me sportin e hendbollit, si dhe me gjobë prej 200 eurosh.

Muhamet Hyseni, gjithashtu hendbollist i Vushtrrisë, u dënua me 6 muaj ndalesë dhe 200 euro gjobë. Hendbollisti i Trepçës, Meriton Lladrovci, është dënuar me një ndeshje mos-lojë dhe 200 euro gjobë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se…