Dhunë dhe tradhëti, Arjola Demiri përballet në gjyq edhe me partneren e ish-burrit

17 janar 2022 | 14:20

Aktorja e famshme, Arjola Demiri, pjesëtare e shtëpisë së “Big Brother Vip”, ka qenë një ndër personat më të komentuar gjatë kohëve të fundit. Kjo pas historive të dhimbshme të treguara prej saj rreth traumave familjare që ka kaluar të shkaktuara nga ish-burri.

Ky i fundit, emri i të cilit është i dëgjuar për botën e krimit, i njohur si Ajax Boshnjaku dhe aktorja i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre shumë vite më parë, për shkak të tradhëtisë dhe dhunës që është ushtruar ndaj Arjolës.

Ndërkohë, burime për Albeu.com bëjnë me dije se Boshnjaku është sot babi i dy djemve binjak me një grua tjetër. E çudishmja është se aktorja ka çështje penale të hapur me partneren aktuale të ish-bashkëshortit të saj.

Nuk dihet çfarë ka ndodhur mes të dyjave, por duket se marrëdhëniet nuk janë aspak miqësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKShKP) ka paralajmëruar përkeqësim…