IKShPK-ja paralajmëron përkeqësim të gjendjes epidemiologjike

17 janar 2022 | 14:18

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKShKP) ka paralajmëruar përkeqësim të gjendjes epidemiologjike.

Përmes një reagimi, instituti ka bërë me dije se varianti Omicron i Covidit po shton intensitetin çdo ditë dhe është varianti dominues në qarkullim.

IKShPK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve  që t’i respektojnë masat anti-Covid dhe të vaksinohen.

“Omicron (B.1.1.529) po shton intensitetin çdo ditë dhe është varianti dominues në qarkullim. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik. Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, është thënë në reagimin e IKShPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur sot për një…