Dhunë në familje në Gadime të Ulët, burri dërgohet në mbajtje
05 nëntor 2025
| 08:49
Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja është raportuar më 04.11.2025, rreth orës 16:45, kur viktima R. T., rreth 43-vjeçare, ka njoftuar Policinë se është goditur nga bashkëshorti i saj, Xh. T, rreth 43-vjeçar. Ajo ka paraqitur raport mjekësor për lëndimet e pësuara.
I dyshuari është intervistuar nga njësitë policore të specializuara për dhunë në familje. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhune në familje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti po hetohet.



