Dhunohen dy vajza, njëra në Istog e tjetra në Klinë

12 shtator 2022 | 10:01

Dy raste të dhunimit të vajzave janë raportuar të dielën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.

Njëri rast ka ndodhur në Istog e tjetri në Klinë. Policia ka bërë të ditur se rasti në Istog, dyshohet se ka ndodhur me 9 gusht të këtij viti ndërsa është raportuar një muaj më vonë ndërsa rasti në Klinë dyshohet se ka ndodhur të shtunën.

“Të shtunën rreth orës 23:00, në Klinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës, femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa edhe për rastin në Istog është arrestuar një person i cili dyshohet e me datën 9 gusht nga ora 14:00 deri në orën 16:00 ka dhunuar një femër. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme…