Dhurata Dora thyen rrjetin, ‘Zemër’ 20 milionë klikime për 4 ditë

23 prill 2019 | 20:10

Këngëtarja Dhurata Dora ka vetëm tre ditë që ka sjellë projektin e saj të ri muzikor “Zemër” në bashkëpunim me reperin Soolking dhe ka rezultuar një sukses i madh.
Ata kanë marrë mbi 20 milionë klikime në Youtube duke thyer rekord e duke lënë pas gjithë hitet e estradës. Padyshim që “Zemër” do jetë hiti i verës që do të pushtojë të gjitha klubet e natës dhe lokalet verore.
Në këtë këngë, Dhurata u shfaq në super formë dhe klipin e xhiroi në kryeqytetin e Shqipërisë. Thuhet se pas këtij suksesi, ajo po përgatitet për të sjellë një këngë në gjuhën gjermane me qëllim për të hyrë në tregun e huaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim ambasadorin…