Dhurata Hoxha: Dekada e Re në Prishtinë po hap kapitullin e ri

15 mars 2019 | 22:56

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Dhurata Hoxha, ka thënë se Dekada e Re, në nëndegët e PDK-së në Prishtinë, me procesin e brendshëm zgjedhor po hap kapitullin e ri, të fuqizimit me anëtarësime dhe zgjedhje të reja, duke u bërë vizion i përbashkët, me besim për zhvillim dhe integrim.

“Vizioni i Kryetarit Veseli, Dekada e Re, me energjinë krijuese politike gjithëpërfshirëse, është hartuar konform nevojave të qytetarëve, të rinjve dhe të rejave tona për sfidat që po na presin. Kështu bëhemi gati të japim përgjigje ndaj zhvillimit ekonomik dhe procesit integrues euro-atlantik”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani…