Dhurohen barëra dhe materiale të tjera mjekësore për QKMF-në e Shtimes

09 gusht 2020 | 16:20

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime ka pranuar donacion barëra dhe materiale të tjera mjekësore nga organizata bamirëse amerikane “LDS Charities”, në kuadër të projektit për vizitat shtëpiake dhe personat me nevojë dhe pa përkujdesje të cilat i realizon QKMF-ja që një kohë të gjatë.

Në praninë e nënkryetarit të Komunës së Shtimes, Rrahman Jakupi, drejtorit të Drejtorisë për Shëndetësi, Musa Baftiu, stafit të QKMF-së, përkatësisht drejtoreshës Mirditë Qeriqi, është bërë pranim-dorëzimi i këtyre mallrave.

“LDS Charities” ndihmon kryesisht me projekte në fushën e shëndetësisë dhe në fushën sociale. Kjo organizatë i ka ndihmuar me projekte edhe institucionet e tjera në Shtime,  ndërsa së fundmi pritet të realizohet projekti në Qendrën për Punë Sociale, i cili ka të bëjë me dhoma për fëmijët. Shuma e këtij projekti arrin vlerën prej 7 662 eurove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar urdhra…