Dhuroni në vend të festimeve

03 dhjetor 11:59

Sylë Ukshini

A ju kujtohet humanizmi i këtij aktori gjerman?

Në vend të një festimi të madh për ditëlindjen e 70-të, Harald Juhnke i dhurojë 50.000 marka për fëmijët nga Kosova. Juhnke gjithashtu thirri të famshëm të tjerë për të dhuruar: Shumica fitojnë “më shumë se 2.50 marka”.

Kështu kishte thënë 19 vite më parë aktori i madh gjerman Harald Juhnke, kur në ballinën e gazetës “Bild” me 7 prill 1999 u publikua një fotografi e vajzës trevjeçare nga Kosova, Albenita, të cilës asokohe forcat okupuese serbe të Millosheviqit i kishin vrarë babanë, kurse për fatin e nënës nuk dihej asgjë. Juhnke ishte prekur aq shumë sa ai kishte anuluar festimin e ditëlindjes së tij të 70-të dhe në vend të saj kishte dhuruar 50.000 marka për fëmijët shqiptarë të zhvendosur nga Kosova.

Aktori gjerman gjithashtu u bëri thirrje të tjerëve për të dhuruar refugjatët e luftës nga Kosova.
Ai e kishte anuluar festën private për ditëlindjen e 70-të me 10 qershor me 200 miq, i tha Juhnke agjencisë gjermane DPA. Shumica e figurave prominente fitojnë “më shumë se 2.50 marka”, mendonte Juhnke. Prandaj, ai shpresonte se shumë prej tyre do ta ndjekin shembullin e tij dhe gjithashtu do dhuronin donacione për fëmijët shqiptarë të dëbuar nga regjimi i Millosheviqit “Shikon këto fotografi dhe e di, se duhet ndihmuar këta njerëz,” thoshte Juhnke.

Në ballinën e gazetë “Bild” ishte publikuar edhe fotografia e përgjegjësit për krimet e luftës, Millosheviqit, e shoqëruar me titullin: “Shiko këtu, ti vrasës, banditët tuaj kanë vrarë prindërit e saj”.

Festa e tij private e ditëlindjes fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në ambientet e Pallatit Sanssouci në Potsdam. Ambientet për ditëlindjen e artistit gjerman ishin vënë në dispozicion nga Kryeministrit socialdemokrat i Brandenburgut Manfred Stolpe.
Pa dyshim ky gjest humanitar i aktorit të madh gjerman Harald Junke, të cilin e ndoqën miliona njerëz në Gjermani, meriton respekt, falënderim dhe nderim të përhershëm. Juhnke do të jetojë përherë në mesin e popullit tonë, të cilit i ishte kanosu ekzistenca. Përveç kësaj, Harald Junke meriton të falënderohet më zë edhe nga shteti i ynë, Republika e Kosovës.

Haral Junke u lind me 10 qershor në Berlin, ndërsa vdiq në moshën 75 vjeç më 1 prill 2005. Vendi i varrit i përket varrezave të nderit të Landit të Berlinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gerald F. Seibi Xhorxh Herbert Walker Bush e udhëhoqi SHBA-në…