Di Carlo zëvendëson Venturan  

13 nëntor 2018 | 13:21

Gian Piero Ventura qëndroi vetëm katër ndeshje në krye të Chievos, ku regjistroi tre humbje dhe një barazim. Pikërisht pas pikës së parë të marrë në barazimin 2-2 kundër Bolognës, ish-trajneri i Italisë dha dorëheqjen nga veronezët e vegjël.

Chievo gjendet në një nga situatat më të vështira të viteve të fundit, pasi ndodhet në vendin e fundit me zero pikë. Ekipi numëron tre barazime dhe nëntë humbje, ndërsa e nisi kampionatin me -3 pikë. Drejtuesit e klubit nuk kanë vonuar dhe kanë zgjedhur trajnerin e ri. Ai është Domenico Di Carlo, i cili ka gjetur akordin për t’u liruar nga klubi i Novarës. Presidenti Kampedeli i ka ofruar një kontratë 6 mujore, me një premio ekonomike, nëse ia del të shpëtojë ekipin.

Di Carlo është gati për të nisur sfidën me qëllimin për të shpëtuar Chievon, ndërsa ai e njeh mirë ambientin, sepse ka punuar gjatë viteve 2008-2010 dhe një periudhë në sezonin 2011-2012 në stolin e ekipit veronez.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe është një nga yjet e futbollit botëror, pavarësisht…