Di Maria: Largohem nga Juventusi me shijen e hidhur

06 qershor 2023 | 20:18

Angel Di Maria nga sot nuk është më pjesë e Juventusit. Lajmin e ka njoftuar vetë argjentinasi me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në postimin e tij Di Maria shkruan se largohet me shijen e hidhur për shkak se nuk ia doli dot të fitojë trofe në këtë sezon me Juventusin.

“Kam ardhur në fundin e një faze të vështirë dhe të komplikuar. Largohem me qetësinë e dikujt që ka dhënë gjithçka për të ndihmuar këtë klub që të vazhdojë të fitojë tituj, por nuk ka qenë e mundur. Largohem me shijen e hidhur sepse nuk ia dola dot, por i lumtur sepse kam krijuar shumë shokë në këtë dhomë zhveshjesh të mrekullueshme ku kam qenë pjesë. Falënderoj të gjithë shokët e mi të skuadrës për dashurinë që më kanë dhuruar që nga dita e parë që kam ardhur këtu. Jam ndjerë gjithmonë si në shtëpi. Një përshëndetje e madhe shkon edhe për të gjithë tifozët e Juventusit, për dashurinë që kanë treguar ditë për ditë. Një përqafim i fortë. Do t’u kem gjithmonë në zemër”, shkruhej në postimin e Angel Di Marias.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti zviceran ngrit debat javën që vjen për Kosovën, Swisscoy…