Situata në veri, Sali Bislimi ftohet nga miqtë e tij në Parlamentin Zviceran

06 qershor 2023 | 20:09

Parlamenti zviceran ngrit debat javën që vjen për Kosovën, Swisscoy dhe KFOR-in

Veprimtari dhe drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka takuar në Bern dhjetëra deputetë të parlamentit zviceran, me të cilët ka biseduar për situatën e fundit në veri të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se javën që vjen parlamenti zviceran ngrit debat javën që vjen për Kosovën, Swisscoy dhe KFOR-in.

“Kisha kënaqësinë të bisedoj me dhjetëra deputetë të parlamentit mbi gjendjen në Kosovë, për t’i informuar me realitetin dhe rrezikun e një konflikti tjetër në Evropë. Javën që vjen parlamenti Zviceran do të ngritë debat për Swisscoy dhe KFOR-in. Ishte e rëndësishme prezenca ime për ta mbrojtur pozicionin e Kosovës me kufijtë e paprekshëm. Politikat fashiste serbe të njohura tashme nuk do të duheshin të gjenin përkrahje për ta destabilizuar rajonin, favorizimi tyre në të kaluarën rezultoi me mbi 600 mijë viktima, e tash në shekullin tonë të ri është absurde t’i kthehemi praktikave të tilla kanibalë”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Ai ka shtuar se: “Nëse fillohet për t’i vizatuar prapë kufijtë ne do të jemi aty dhe do të marrim pjesën tonë që është e copëtuar në shtetet e rajonit. Miku im, z. Charles Juillard këshilltar shteti në dhomën e lartë federative, dhe president i delegacionit Zviceran të Frankofonisë me kënaqësi kishte mbrojtur Kosovën javën e kaluar në Paris në mbledhjen e kryetarëve të kësaj organizate ku mungonte Kosova. Miku tjetër, parlamentari z. Michel Matter një mik i Kosovës çdo herë më mirëpret dhe më lë derën hapur të parlamentit sa herë që është nevoja”, ka theksuar Bislimi.

Ai ka treguar se javën tjetër priten në takime tjera në Ministrinë e Jashtme për të sensibilizuar dhe detajuar problemet me të cilat përballet vendi, ku politika zvicerane është e përkushtuar për paqen në rajon që është interesi i të gjithëve.

“Loja serbe është e mbështetur nga të gjitha vendet antiperëndimore dhe ne në bashkëpunim vëllazëror me perëndimin, saktësisht me Amerikën do t’ia dalim!”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kriza në veri të ka bërë që në Kosovë të…