Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi: Çështja e të pagjeturve ishte tema e vetme
09 shtator 2021
| 11:37
Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë që gjatë takimeve në Bruksel me palën serbe lidhur me dialogun, çështja e vetme që është diskutuar ka qenë ajo për të pagjeturit.
“Familjet kanë nevojë të dinë fatin e familjarëve të tyre sa më parë. Ky është mesazhi që kemi përçuar në këto bisedime me Serbinë, ku tema e vetme ishin të pagjeturit”, ka thënë Bislimi përmes një postimi në “Twitter”.
Tutje ai ka thënë që kanë kërkuar që të intensifikohen përpjekjet “për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës”.
Të martën dhe të mërkurën delegacionet nga Kosova dhe Serbia janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut.



