Dialogu Kosovë-Serbi, Thaçi: Presidenti i vendit përfaqëson vendin edhe në rrafshin ndërkombëtar

11 qershor 2020 | 10:29

Presidenti Hashim Thaçi thotë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës e ka të përcaktuar se cili është roli i tij në udhëheqjen e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

“Presidenti i vendit përfaqëson vendin në rrafshin e vendit dhe atë ndërkombëtar. Këtë e përcakton edhe Kushtetuta”, ka thënë Thaçi sot në një deklaratë për media.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Avdullah Hoti për rolin në dialog, Thaçi ka theksuar se nuk janë në garë me njëri-tjetrin.

“Do ta udhëheqin përfaqësuesit legjitim të qytetarëve të Kosovës. Në këtë gjë, nuk ka asnjë dilemë – vetëm se do ta plotësojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë homazhe te shtatorja…