Dialogu me marrëveshje të neglizhuara

07 mars 09:21

Tri vjet më parë, përfaqësuesit e kompanisë Stone Castle nga Rahoveci i Kosovës – e cila merret me përpunimin e rrushit dhe prodhimin e pijeve alkoolike – ishin nisur drejt kryeqytetit të Serbisë, Beogradit, për të marrë pjesë në një panair.

Gjatë rrugës ata ishin njoftuar nga organizuesit se emri i Kosovës nuk guxon të figurojë askund dhe as në produktet e ekspozuara në panair. Kompania Stone Castle kishte parapaguar pjesëmarrjen.

Teuta Kurshumlija, menaxhere e shitjes në ‘Stone Castle’, thotë se paratë e parapaguara për pjesëmarrje në këtë panair, nuk u janë kthyer nga organizatorët e panairit që ishin nga Serbia dhe Greqia, ndërkaq që dokumentet e Kosovës për produktet e kompanisë së saj, ishin problem shtesë.

“Një mal me probleme të tjera na i kanë krijuar edhe me dërgesën e pijeve në të njëjtin panair, me justifikime të ndryshme për probleme në dokumentacion, që në fakt nuk ishin reale. Një rast tjetër konkret, kishim punë për shkak të disa problemeve juridike me një ish-blerës që kemi pasur në Serbi. Sa herë që u jemi qasur avokatëve apo noterëve në shtetin e Serbisë, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar ndonjë dokument, në të cilin figuronte shkrimi apo logoja e Republikës së Kosovës”, theksoi Kurshumlia.

Fakti tjetër bezdisës, sipas saj, për të gjitha kompanitë e Kosovës që eksportojnë produkte në Serbi, është pritja e gjatë që imponojnë autoritetet serbe për ndërrimin e targave të automjeteve, për të qarkulluar brenda territorit të shtetit të Serbisë.

Të gjitha këto probleme, por edhe të tjera, janë rezultat i moszbatimit ose zbatimit të pjesshëm të marrëveshjeve të arritura gjatë procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, i cili më 8 mars shënon 10 vjet që nga fillimi i tij, vlerëson Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/31137947.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se Java e dytë…