Dialogu vazhdon në shtator

16 gusht 2018 | 18:59

Beogradi dhe Prishtina do të përcaktojnë temat e bisedimeve mbi normalizimin e marrëdhënieve reciproke dhe roli i Bashkimit Evropian është ndërmjetës, ka deklaruar sot në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Evropian, Carlos Martin.

Sipas tij, Vuçiq dhe Thaçi kanë rënë dakord të intensifikojnë dialogun dhe të takohen në shtator dhe se ata kishin një diskutim intensiv dhe produktiv të kornizës së një marrëveshjeje për një normalizim gjithëpërfshirës dhe të përhershëm të marrëdhënieve.

“Një zgjidhje e qëndrueshme do të thotë një zgjidhje e qëndrueshme dhe realiste në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka njoftuar Martin.

Dialogu me ndërmjetësimin e BE-së, sipas tij, duhet të inkurajojë bashkëpunimin e të dy palëve dhe t’i ndihmojë ata të përparojnë në rrugën evropiane dhe të përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flamurtari rikonfirmoi pretendimet për titullin kampion në futbollin shqiptar, me…