Dias vazhdon kontratën me Cityn

30 gusht 2021 | 12:00

Ruben Dias ka nënshkruar kontratë të re gjashtë-vjeçare me Manchester Cityn, duke e mbajtur atë në klub deri në vitin 2027.

24-vjeçari mbërriti në “Etihad Stadium” nga Benfica gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar dhe bëri një ndikim të menjëhershëm me mendjemprehtësinë e tij mbrojtëse, cilësinë teknike dhe mentalitetin fitues, të gjithë dëshmuan përbërësit kryesorë në një sezon debutues madhështor për Cityn, thuhet në faqen zyrtare të Manchester City.

Ai i bëri 50 paraqitje në të gjitha garat në sezonin e parë me Citizens duke ndihmuar skuadrën që të fitojë titullin e Premier Ligë dhe Kupën Carabao, si dhe arriti në finalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Për më tepër, Dias u votua si lojtari i sezonit në Premier Ligë ashtu edhe lojtari i sezonit në Manchester City dhe javën e kaluar ai gjithashtu u shpall si mbrojtësi i sezonit në Ligën e Kampionëve.

“Jam shumë i lumtur që nënshkruaj marrëveshjen e re. Unë kam shijuar çdo minutë të kohës sime në City që nga bashkimi vitin e kaluar. Të luash për Cityn i ka tejkaluar të gjitha pritjet e mia dhe është një kënaqësi absolute të jesh pjesë e një skuadre kaq të jashtëzakonshme”, ka thënë Dias.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi bëri debutimin e tij të shumëpritur me PSG-në,…