Diaspora flet / Podcast me Kreshnik Ibrahimin nga java e ardhshme

26 maj 2024 | 15:32

“Diaspora flet”, kështu do të quhet podcasti më i ri i udhëhequr nga, aktori i njohuri humorit, Kreshnik Ibrahimi.

Aktori i njohur me nofkën “Tigri”, do të filloj me podcastin që nga java e ardhshme.

Ai bën me dije se do të ketë rrëfime të ndryshme, kryesisht të mërgimtarëve të cilët do të nxjerrin në publik, rrëfime të padëgjuara më parë.

“Emocione, lot, krenari, e gjithçka tjetër në podcastin, diaspora flet”, shkruan ndër të tjera ai.

Ibrahimi, i cili tash e disa vite jeton dhe vepron në Gjermani, për disa sezone me radhë ka qenë autor dhe producent i emisionit “Ich bin albaner”, që është transmetuar në televizione të ndryshme në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se…