Dibrani priti në takim lamtumire atashen e ICITAP-it, Kimberly Riffe

14 maj 2026 | 16:11

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti në një takim lamtumire Atashen e ICITAP në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Kimberly Riffe.

Në këtë takim, Dibrani falënderoi Riffen për përkushtimin e saj personal dhe bashkëpunimin e mbështetjen e vazhdueshme që ICITAP i ka ofruar Shërbimit Korrektues të Kosovës gjatë viteve, duke theksuar se ky partneritet ka ndikuar drejtpërdrejt në ndërtimin e kapaciteteve profesionale, themelimin e Departamentit të Inteligjencës, forcimin e sigurisë dhe avancimin e standardeve të trajtimit në institucionet korrektuese.

Drejtori Dibrani theksoi se ky bashkëpunim dhe kjo mbështetje ka kontribuar ndjeshëm në përmirësimin dhe avancimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe madje në vitin e kaluar është vlerësuar me Çmimin Ndërkombëtar të Ekselencës nga Shoqata Ndërkombëtare e Korrektimeve dhe Burgjeve, ICPA.

Dibrani e përmendi edhe anëtarësimin në shoqatat ndërkombëtare si një hap i rëndësishëm që e ka pozicionuar Kosovën në nivelin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën korrektuese, duke forcuar shkëmbimin e praktikave më të mira dhe standardeve profesionale.

Në fund të takimit, Drejtori Dibrani shprehu mirënjohje të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, duke ritheksuar përkushtimin e institucionit për të vazhduar në rrugën e avancimit dhe të qenit model suksesi për vendet e rajonit dhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me të nisur mbledhjen e…