‘Die Welt’: Franca po i vonon 1.8 miliard vaksina për interesa të veta

07 maj 2021 | 11:59

Gazeta e njohur gjermane, “Die Welt”, duke cituar diplomatë të Bashkimit Evropian (BE), ka raportuar se Franca është duke e vonuar porosinë e BE-së për 1.8 miliard doza të vaksinës së kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech”, të planifikuara për dy vitet e ardhshme.

Kjo gazetë ka thënë se është e paqartë se cila është arsyeja e ngurrimit nga Parisi, por diplomatët kanë spekuluar se Franca mund të dëshirojë që kompanitë franceze të kenë pjesë më të madhe në prodhimin e vaksinave, shkruan “Reuters”.

E përditshmja gjermane ka raportuar  se në takimet e fundit rreth porosive të vaksinave, përfaqësuesit francezë e kanë mbajtur pezull vendimmarrjen duke paraqitur pyetje teknike dhe kërkesa për sqarime.

Për shkak të kërkesës masive globale për sigurimin e dozave dhe sa më shumë vaksinave për të rinjtë, qeveritë e vendeve anëtare të BE-së kanë frikë se mund të bëhet vonë dhe të dështojnë porositë.

“Do të ishte një katastrofë, për të cilën Franca do të ishte përgjegjëse”, ka cituar një diplomat gazeta gjermane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 6 maj në Kampin Novosellë, Njësia e Policisë Speciale…