“Digitalks” mbledh qindra ndërmarrës e ekspertë në Prishtinë

11 tetor 2018 | 21:12

Konferenca Ndërkombëtare “Digitalks,  nën organizimin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ka mbledhur në Prishtinë,  qindra ndërmarrës.

Në hapje të konferencës, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka deklaruar se synojnë që kjo konferencë të bëhet vjetore, duke i dhënë përkrahje ekonomisë kosovare në harmoni me Agjendën Digjitale të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.“Jeni ju liderët e rinj të cilët çdo vit në Prishtinë do takohen të shkëmbejnë mendimet për zhvillimin dhe jetës më të mirë. Në botë janë duke ndryshuar gjërat në mënyrë rapide. Nga një ekonomi tradicionale në një ekonomi digjitale. Çdo vit, ekonomia digjitale e BE-së po rritet për 12 për qind në kushte kur sektorët e tjerë po shënojnë rënie. Kemi mbledhur përfaqësues politikë, nga sektori privat e shkenca. Zemra dhe shpirti i çdo shoqërie është inovacioni. Si politik bërës jemi të përkushtuar që integrimi i vendeve tona të shkojë përmes integrimit ekonomik”, është shprehur Beqaj.

Kurse, pjesëmarrëse në konferencë, ditën e premte, do të jetë dhe Mariya Gabriel, komisionere e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se ideja e…