
Digjen disa vetura në një autosallon në Vushtrri
16 korrik 2023
| 09:00
Disa vetura janë përfshirë nga zjarri mbrëmë në një auto-sallon në Maxhunaj të Vushtrrisë.
Sipas pamjeve që kanë qarkulluar në rrjet, shihet se zjarri ka përfshirë disa vetura.
Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe policia.
Lidhur me rastin, media ka kontaktuar me policinë, por deri tani nuk ka ndonjë përgjigje.