Digjen katër autobusë në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

29 maj 2025 | 08:14

Një zjarr ka përfshirë ish-parkun e mjeteve në Lushnje të Shqipërisë rreth orës 03:45 të mëngjesit, duke djegur katër autobusë të parkuar. Tre prej tyre janë shkrumbuar plotësisht, ndërsa i katërti është shpëtuar pjesërisht falë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Në ndihmë kanë mbërritur forca zjarrfikëse nga Divjaka dhe Fieri, ndërsa është shmangur përfshirja e mjeteve të tjera pas njoftimit urgjent të drejtuesve.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit që ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike, teksa dyshohet dhe për zjarrvënie të qëllimshme.

Pritet ekspertiza zyrtare e shërbimit zjarrfikës dhe grupit hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë federale tregtare në ShBA ka marrë një vendim…