Digjet jahti në vlerë prej 500 milionë euro

16 shtator 2018 | 17:37

Jahti luksoz me emrin “ Sassi “ është djegur në Portin e Lyrssen-it në Gjermani.

“Sassi” 146 metra i gjatë u përfshij nga flakët pasi që bashkë me një barkë lundruese gjendeshin afër një objekti që u kap nga zjarri në port.

Në intervenim për shuarjen e zjarrit morën pjesë 160 zjarrfikës që patën goxha punë për ta shuar zjarrin, në objektin e gjatë 220 metra, 45 metra të gjerë dhe 30 metra të gjatë.

Dëmi që llogaritet ta ketë shkaktuar zjarri sillet rreth 500 milionë euro. Fatmirësisht nuk ka viktima apo të lënduar, shkruan “Der Bild”.

Ata arritën ta marrin nën kontroll situatën vetëm në mesditën e së shtunës dhe pritet që përfundimi i këtij operacioni të zgjatë tërë vikendin.

Pamjet e kamerave të siguruara janë dërguar tek një kompani e sigurimit në Hamburg, për të parë se cilët ishin shkaktarët e ngjarjes.

Jahti luksoz të hënë do të largohej nga ky port. Vitin e ardhshëm ai do të dorëzohej nga prodhuesit tek pronari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hashim Thaçi Unë jam i sigurt se në politikën…