Digjet një autobus në Arllat të Drenasit

08 korrik 2021 | 14:53

Gjatë ditës së sotme është përfshirë nga zjarri një autobus me targa të Kosovës, në fshatin Arllat të Drenasit.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai konfirmoi se në këtë incident nuk u lëndua asnjë person.

Rreth orës 11:45, është raportuar se, në fshatin Arllat, komuna e Drenasit, një autobus me targë Kosove të përfshirë nga zjarri.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani priti kryesuesen e OSBE-së,…