Digjet një depo në Istog

25 shtator 2018 | 10:53

Në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut në rrethana ende të panjohura është përfshirë nga zjarri një depo.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i zjarrfikëseve dhe ka shuar zjarrin.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk raportohet për të lënduar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kabineti i kryeministres britanike, Theresa May, ka theksuar se qëndron…